Autoritetet qipriotre e gjetëm dhe e morën në pyetje pronarin e anijes që e ka transportuar nitratin e amonit në Bejrut

TË FUNDIT

Me kërkesë së Interpolit, policia qipriote e ka gjetur dhe e ka marrë në pyetje rusin 43 vjeçar, ish-pronar i kompanisë së anijes, e cila në Bejrut ka transportuar nitrat të amonit, publikuan mediat nga ishulli.

Zëdhënësi i policisë së Qipros, Hristos Andreu për agjencinë qipriote të lajmeve CNA ka thënë se pas komunikimit me Interpolin në Liban dhe “në suaza të bashkëpunimit të policisë ndërkombëtare ishte gjetur 43 vjeçari banor i Qipros lidhur me anijen e sekuestruar në portin në Bejrut në vitin 2014”, dhe është thirrur të japë informacione të caktuara për anijen konkrete, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Zëdhënësi i policisë qipriote ka përgënjeshtruar se 43 vjeçari ka shtetësi qipriote.