Autobusi nga Kosova aksidentohet në Dusseldorf të Gjermanisë

TË FUNDIT

Një autobus nga Kosova është aksidentuar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Duseldorfit në Gjermani.

Autobusi i kompanisë ”Barileva Turist”, është përplasur me një tramvaj, shkruan ”RP Online”.

Sipas një zëdhënësi të policisë, drejtusi i autobusit është plagosur lehtë.

Shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë.

Treni u ngrit përsëri në shina, ndërsa mbetet enigmë nëse autobusi e ka vazhduar udhëtimin apo jo./21Media