Austria fiton Eurovizionin, Shqipëria e teta

TË FUNDIT

23-vjeçari Johannes Pietsch ka fituar Eurovizionin e sivjetmë që u mbajt në Bazel të Zvicrës, përcjell TV21. Ai përfaqësoi Austrinë me këngën “Wasted Love”. 23-vjeçari është lindur në Vienë të Austrisë, ndërsa është rritur në Dubai.

Ndërkaq Shqipëria që u përfaqësua nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”, u rëndit e teta.