Australia sot e anuloi vendimin e qeverisë paraprake me të cilën është njohur Jerusalemi Perëndimor si kryeqytet i Izraelit, duke theksuar se statusi i qytetit duhet të zgjidhet përmes negociatave paqësore midis Izraelit dhe popullit palestinez.
Siç deklaroi ministrja e Punëve të Jashtme Peni Vong, Australia “gjithmonë do të jetë mike e vendosur e Izraelit”. Është e përkushtuar në zgjidhje për dy shtetet, ku Izraeli dhe shteti i ardhshëm palestinez bashkëjetojnë në paqe në kufij të njohur ndërkombëtarisht.
Qeveria sërish e obligon Australinë për “përpjekje ndërkombëtare në kërkim të përgjegjshëm për avancim drejt një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme me dy shtete”, nënvizoi ministrja.
