Astra Zeneka ofroi vaksinë më të lirë, qeveritë evropiane do të paguajnë dëmshpërblim për pasoja të mundshme

TË FUNDIT

Qeveritë evropiane  do të paguajnë dëmshpërblim për tejkalimin  e kufirit të dakorduar me kompaninë “Astra Zeneka” për pasojat e mundshme  nga vaksina e saj potenciale  kundër Kovid-19, sipas dispozitave të marrëveshjes me ato kompani të cilat janë të ndryshme nga marrëveshja me “Sanofi”, deklaroi  përfaqësuesi zyrtar evropian.

Marrëveshjet i reflektojnë strategjitë e ndryshme të këtyre prodhuesve  udhëheqës global të ilaçeve kur bëhet fjalë për përgjegjësi  nga pasojat e mundshme të vaksinave të kahëzuara  për t’i dhënë fund pandemisë.

Kompania britanike “Astra Zeneka” mori mbështetje nga Bashkimi Evropian në marrëveshje të fshehtë, sepse ka kërkuar çmim më të ulët për vaksinën e saj potenciale, tha  personi zyrtar.

“Nëse ndonjë kompani kërkon çmim më të lartë, ne nuk japim kurrfarë shërbime”, deklaroi përfaqësuesi, i cili ka marrë pjesë në negociata, por nuk dëshiron  të emërohet sepse marrëveshjet janë të fshehta.

Efektet e papritura të padëshiruara prejse ilaçi do të marrë  miratim rregullator janë të ralla,  por për shkak të shpejtësisë me të cilën zhvillohet vaksina kundër Kovid-19, rreziqet janë më të mëdha.

Marrëveshja me “Astra Zeneka”, me të cilën u transferua një pjesë e rrezikut të vaksinave te obliguesit tatimor, ishte lidhur me Komisionin Evropian në gusht, por dispozitat e marrëveshje deri tani nuk ishin të njohura.