ASH-ja akuzon Qeverinë se po bën dallime në ndarjen e subvencioneve nga Kovid-1 dhe Kovid-2

TË FUNDIT

Partia Aleanca për Shqiptarët ka kritikuar Qeverinë pasi siç tha kryetarja e departamentit të ekonomisë, Ilire Dauti subvencionet që ndahen për Kovid-1 dhe Kovid-9 tregojnë dallime në rajone. Ata thonë se për ndërmarrjet nga Ohri janë ndarë 12 herë më shumë para pa kamatë se sa për Strugën.

“Në këtë drejtim nga masat Covid1 dhe Covid2 me të cilat ishte paraparë që 13,7 milion euro nëpërmjet Bankës për Zhvillim, t’ju jepen pa normë interesi ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, që janë të goditura nga kriza shëndetësore –ekonomike e shkaktuar nga Covid19 , në të dhënat e para të publikuara nga Banka për Zhvillim e RMV-së për Covid1 me çrast janë shpërndarë 4 milion eurot e para, vërehet diskrepancë e madhe ndërmjet qyteteve të ndryshme madje edhe në mes Strugës dhe Ohrit edhe pse të dy janë qytete turistike dhe kriza i ka dëmtuar njëjtë. Kështu për ndërmarrjet e goditura nga kriza nga qyteti i Strugës janë paguar mjete në vlerë prej 24,878 euro ndërsa për ata të Ohrit 298,212euro, që është për 12 herë më shumë se shuma e mjeteve financiare të paguara për ndërmarrjet e qytetit të Strugës”, tha Dauti në konferencë për media.