ASH-AAA: Kjo Qeveri është mashtruese dhe jolegjitime

Must Read

Dhanë shporetin, morën kondicionerë, 4060 aplikime për subvencion për inverterë

https://youtu.be/pJg-4TXQHvU Dhjetëra shporetë u mblodhën në oborrin e shkollës së mesme të...

Qeveria kërkon heqjen e Portës “Maqedonia”, njëjtë pritet të hiqet edhe monumenti për Nënë Terezën dhe anijet në Vardar

https://youtu.be/HI8JrHp5iUU “Kjo është Porta “Maqedonia” në qendër të Shkupit. U ndërtua në...

Ushqehet nga bagëtitë që ka, i vetëm e me kushte të rënda, pa rrymë e pa ujë

https://youtu.be/kHrOl_DFdGw Ky është Grujiq Borçe.Jeton në lagjen Përzhinë të Shkupit. I ka...
- Advertisement -

Pas njoftimit se është arritur Marrëveshje për formimin e Qeverisë nga LSDM dhe BDI, reagojnë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa – Koalicioni “Tash është koha”. Në një reagim të përbashkët nga ASH-AAA thonë se kjo Qeveri është mashtruese dhe jolegjitime.

Reagimi i plotë Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa

- Advertisement -

Sot, kur opinioni u njoftua se është arritur marrëveshje për bashkëqeverisje mes LSDM-së dhe BDI-së, koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA deklaron se kjo është qeveri mashtruese dhe jolegjitime. E para, është mashtruese, sepse të dyja palët i kanë mashtruar rëndë qytetarët dhe, e dyta, është jolegjitime, sepse për partner ka një parti që e ka grabitur forcërisht dhe me manipulime vullnetin politik të shqiptarëve. Së pari, ka mashtruar BDI-ja, e cila sot e ka shkelur me të dyja këmbët premtimin e vetëm parazgjedhor për kryeministër shqiptar dhe, së dyti, ka mashtruar LDSM- ja, e cila para zgjedhjeve thoshte se “në asnjë mënyrë nuk do të bëjë koalicion me BDI-në”. Prandaj për koalicionin tonë kjo qeveri nuk meriton asnjë respekt politik dhe, si e tillë, do të ketë përballë 12 deputetë dhe një popull që nuk do ta lejojë mashtrimin dhe uzurpimin e vullnetit politik. Pas këtij mega-mashtrimi, që përtej turpit në aspekt të moralit, që e duron vetëm fytyra e tyre, Koalicioni konstaton se në Maqedoninë e Veriut kemi të bëjmë me një kastë politike, që nesër do të jetë qeveri, e cila do të sundojë pa asnjë parim, por e udhëhequr vetëm nga interesa të ngushta biznesore, klanore dhe familjare. Në kontekst të kësaj, duke bërë betejë për demokraci të njëmendtë edhe në vendin tonë, si dhe duke u kujdesur që qytetarët të mos mashtrohen përsëri, koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA do të jetë mbrojtësi dhe ushtari i paepur kundrejt kësaj qeverie jolegjitime dhe mashtruese. Prej nesër ne jemi në ofensivë që, me të gjitha mjetet demokratike, ta kthejmë demokracinë, ta ndalim manipulimin me vullnetin politik dhe ta ndalojmë mashtrimin që si ves i rri mbi kokë një vendi aspirant për Bashkimin Evropian.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA
Shkup, 18.08.2020

- Advertisement -

Dhanë shporetin, morën kondicionerë, 4060 aplikime për subvencion për inverterë

https://youtu.be/pJg-4TXQHvU Dhjetëra shporetë u mblodhën në oborrin e shkollës së mesme të Sarajit. Qytetarët...

Qeveria kërkon heqjen e Portës “Maqedonia”, njëjtë pritet të hiqet edhe monumenti për Nënë Terezën dhe anijet në Vardar

https://youtu.be/HI8JrHp5iUU “Kjo është Porta “Maqedonia” në qendër të Shkupit. U ndërtua në kuadër të projektit “Shkupi 2014”,...

Ushqehet nga bagëtitë që ka, i vetëm e me kushte të rënda, pa rrymë e pa ujë

https://youtu.be/kHrOl_DFdGw Ky është Grujiq Borçe.Jeton në lagjen Përzhinë të Shkupit. I ka shumë qejf kafshët dhe shpezët.E...

Banorët e Butelit kërkojnë poliklinikë, Smilevski: Startojmë vitin e ardhshëm

https://youtu.be/3kiWlhb0ofY Me sirenat dhe bori të veturave në targat e të cilave shkruante poliklinikë, banorët e Butelit...

Katër denarë për një kilogram rrush, vreshtarët të revoltuar, ministri Hoxha qetëson

https://youtu.be/kvM_tDdh0oU Cilësia e dobët e rrushit këtë vit shkaktoi probleme, por edhe përkundër kësaj shteti do të...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -