Arsovska dhe Jakimovski akuza për betonimin e Shkupit / Stojkoski: Bëhet fjalë për objekt industrial dhe 2 njësi tregtare me leje

TË FUNDIT

Pa pëlqimin e Qytetit të Shkupit, Këshilli i Komunës së Gjorçe Petrovit këtë fundjavë i ka votuar ndryshimet në Planin Detal Urbanistik me të cilin objektet e lejuara në rrugën “Aco Shopov” janë rritur në mënyrë drastike nga 5 kate në 20 kate, njoftoi kryetarja Danela Arsovska.

Siç sqaroi, edhe pse është dashur të kërkojnë mendim nga institucionet kompetente, komuna ka dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, nga ku është marrë pëlqimi më 16 shkurt të këtij viti dhe i ka kaluar Këshillit të komunës të shtunën. Qyteti i Shkupit, siç njoftoi Arsovska, do të ngrejë kallëzim penal kundër kryetarit të komunës së Gjorçe Petrov, ministrit të transportit dhe personave tjerë te perfshire.

“Pavarësisht nëse janë manipuluar të japin dokumentet që u janë dorëzuar, të cilat nuk janë dokumente të besueshme apo me vetëdije i kanë dhënë duke menduar se po i bëjnë një nder dikujt, nëse nuk tërhiqen të njëjtën gjë ne do të ngremë kallëzim penal dhe do të shkojmë dero në fund derisa i njëjti plan i detajuar nuk anulohet.”- deklaroi Danella Arsovska – Kryetare E Shkupit .

Edhe kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, kërkon që Këshilli i Karposhit ta kontestojë PDU-në në Gjorçe Petrov para Gjykatës Kushtetuese, sepse sipas tij, kërcënon jetën e banorëve të Karposhit.
Jakimovski tha se PDU është sjellë në mënyrë kriminale, dhe më e keqja është se në të janë tri fabrika kimike që rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e e qytetareve në këtë komunë.

“Komuna e Gjorçe Petrovit në mënyrë kriminale ka sjellë PDU, i cili gjendet në afërsi të vendbanimit Vllae, pra në kufi me Komunën e Karposhit, ku janë planifikuar rreth 30 objekte, të cilat do të jenë nga 20 kate, 14 kate, me 17 kate, por problemi më i madh është se janë planifikuar dy-tre fabrika të mëdha kimike dhe ku sipas Planit Urbanistik gjendet industri e rëndë. Problemi është se këto fabrika kimike do ta kërcënojnë Komunën e Karposhit, por në të njëjtën kohë janë afër puseve të Lepenecit, Vardarit, nga të cilët më shumë se 30% e nevojave të Shkupit në verë kompensohen pikërisht nga kjo zonë e puseve dhe prej nga kemi ujë të pijshëm me cilësi të mirë”.- deklaroi Stevço Jakimovski – Kryetar I Komunës Së Karposhit.

Kryetari i komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkoski, ka hedhur poshtë pohimet e kryetares Danela Arsovska se PDI i votuar do të sjellë tri fabrika kimike, se është sjellë në mënyrë kriminale dhe se ka qenë pa mendime nga institucionet përkatëse. Ai tregoi lejet që ka marrë:
“Dua të them se hapësira bruto e ndërtimit zë 440 mijë metra katrorë dhe mbi të gjitha nuk bëhet fjalë për shumë objekte industriale por për vetëm një objekt të tipit G2, i industrisë së lehtë dhe jondotëse. Dy objektet tjera që ndodhen në parcelë të Alkaloid janë për B2, pra për një qëllim tjetër biznesi, njësi të mëdha tregtare. Frikën dhe panikën që mundohet ta imponojë Arsovska me kolegun nga Karposhi janë të rrejshme dhe pabaza.”- tha Aleksandar Stojkoski – Kryetar I Komunës Së Gjorçe Petrov.

Stojkoski ka treguar edhe një qëndrim nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, sipas të cilit nuk ka asnjë rrezik për sigurinë e qytetarëve.