Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, informon se dje rreth orës 17 e 15 minuta, në rrugën regjionale Tetovë-Jazincë, afër fshatit Xhepçisht të Tetovës, pjestarët e policisë të SPB Tetovë e kanë arrestuar 40-vjeçarin J.H. nga Xhepçishti, për shkak të dyshimit se i njëjti ka hyrë me forcë dhe ka kryer disa vjedhje dhe dëmtime në rajonin e Tearcës.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër të dyshuarit J.H. do të pasojë parashtresë adekuate.
