20 shishe me alkool në veturën e tyre
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët dyshohen për veprën penale “vjedhje”.
Sipas Policisë, njësiti patrullues në kuadër të Stacionit Policor në Prizren ka ndalur një veturë, ku gjatë kontrollit të personave dhe automjetit janë arrestuar J. K. 21 vjeç, B. H. 19 vjeç, dhe K. K. 17 vjeç.
Ndërsa në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar 20 shishe alkool dhe një mjet për hapjen e dyerve dhe dritareve (pajser).
“Gjërat e sekuestruara pas procedurave të nevojshme do t’iu kthehen pronarëve legjitimë.
Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit, është vendosur që të dyshuarit të ndalen në ndalim për 48 orë dhe njëri për 24 orë, pasi që është person i mitur”, thuhet në komunikatën e policisë./21Media
