Në 24 orët e fundit, në territorin e gjithë shtetit, gjithsej 511 personave u është dhënë vendim për izolim, ndërsa 70 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.
Sa i përket masës për mbajtje të domosdoshme të maskës mbrojtëse, janë regjistruar 318 shkelje.
Gjtihashtu, sa i përket ndalesës për lëvizje, është evidentuar se në nivel shteti gjithsej 204 persona nuk e kanë respektuar këtë masë, me çka janë arrestuar 180 persona, ndërsa për të tjerët po meren të dhënat dhe vijojnë masa adekuate.
Nga ana e nëpunësve policorë nuk janë evidentuar persona që nuk kanë respektuar masën e izolimit apo vetizolimit.
