Armata turke sot filloi stërvitjet ushtarake!

TË FUNDIT

Armata turke sot filloi stërvitje të madhe ushtarake në Detin Mesdhe, Egje dhe të Zi ku marrin pjesë 131 anije, 67 aeroplanë, 33 helikopterë dhe 25.000 ushtarë. Kjo është stërvitja e e dytë  e armatës turke sivjet dhe do të zgjasë deri më 25 maj.

Stërvitja ushtarake është quajtur “Denizjurdu” “Ujku i detit), qëllimi i të cilës  është kontrollimi i gatishmërisë ushtarake dhe ballafaqim me krizat vendore  siç janë katastrofat natyrore.

Në trajnimin ushtarak marrin pjesë edhe rone të armatosura, raketa kundër nëndetëseve, korvetave dhe municionit.

Stërvitja ushtarake po zhvillohet në momentin e tensioneve të ripërtërira  midis Turqisë dhe Qipros për hulumtimin e gazit natyror në Detin Mesdhe.Nikozia pohon se ajo është një  “zonë ekonomike ekskluzive” e Qipros, derisa Ankaraja thekson se aktivitetet e saj në Mesdheun Lindor janë legjitim sipas të drejtave ndërkombëtare.