Antikorrupsioni: S’ekziston konflikt i interesit në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat

TË FUNDIT

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KShPK) ka deklaruar se nuk ka konflikt të interesit në vendimin e Gjykatës kushtetuese për shqyrtim të dekretit të miratuar nga Qeveria me të cilin parashihet ulje e pagave në 14.500 denarë.

“Në lidhje me veprimin e Gjykatës Kushtetuese për pranim të iniciativës për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Dekretit me fuqi ligjore për përcaktim të lartësisë së pagave për persona të zgjedhur dhe të emëruar gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme dhe miratim të vendimit me të cilin Gjykata Kushtetuese ndërprenë të realizojë akte të veçanta dhe aktivitetet të cilat janë ndërmarrë në bazë të Dekretit, KShPK-ja vlerëson se nuk ekziston konflikt të interesit te gjykatësit kushtetues në rastin e ndërmarrë”, thanë nga KShPK-ja.

Nga atje kanë kujtuar se veprimi i tillë i Gjykatës Kushtetuese parashihet me Kushtetutë, pasi është i vetmi organ në shtet që e mbron kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e shtetit.