Angellovska: 210 kompani kanë përfituar kredi nga linja “Kovid 1”

TË FUNDIT

Në konferencën për media ku u njoftua se do të hapet thirrje publike për “Kovid 2”, ministrja e Financave, Nina Angellovska ka njoftuar gjithashtu se në linjën e parë kredi kanë fituar 210 kompani.

“Deri tash u janë aprovuar aplikacione 210 kompanive në vlerë prej 2.2 milionë euro, ku punojnë rreth 3 mijë të persona”, tha Angellovska.

Ajo premtoi se do të sillen edhe masa të reja, me qëllim që të menaxhohet situata dhe të rimëkëmben si kompanitë ashtu edhe qytetarët.