Kompanitë farmaceutike kanë dështuar ndaj sfidës së krizës globale të shkaktuar nga Kovid -19, përkundrejt thirrjeve urgjente për shpërndarjen të barabartë të vaksinave, kumtojnë nga Amnesti Interneshënëll.
Nga Amnest sqarojnë se kompanitë farmaceutike të cilat shesin vaksina kundër koronavirusit e kanë monopolizuar teknologjinë, kanë lobuar kundër ndarjes së pronësisë intelektuale, kanë vendosur çmime të larta të vaksinave dhe u kanë dhënë prioritet vendeve të pasura në vitin 2021.
Vetëm katër për qind e atyre që jetojnë në vende me të ardhura të ulëta janë vaksinuar plotësisht deri në fund të vitit të kaluar.
“Më shumë se 1,2 miliardë njerëz në vendet me të ardhura të ulëta mundeshin të vaksinoheshin deri në fund të vitit 2021 nëse vendet e pasura dhe prodhuesit e vaksinave i marrin seriozisht obligimet dhe përgjegjësitë e tyre për të drejtat e njeriut”, deklaroi Rajat Kosla, drejtor i lartë i Amnesti interneshënëll i angazhuar për kërkime, lobim dhe politikë.
Ndryshe , OBSH-ja gjatë këtij muaji publikoi se nevojiten edhe 16 miliardë dollarë që t’u ndihmohet vendeve të varfra në luftën kundër pandemisë.
