Ambasada e Rusisë në Norvegji sot kumtoi se i ka dërguar ankesë zyrtare Osllos pasi që policia norvegjeze arrestoi dhe dëboi një diplomat rus, i cili ndërkohë është dëbuar nga vendi.
Paraprakisht, zëdhënësja e Ministrisë norvegjeze të Punëve të Jashtme, Siri Svendsen deklaroi se Norvegjia ka dëbuar një diplomat rus. Kjo pasoi pasi që para disa ditëve në Osllo u arrestua një norvegjez i dyshuar për spiunazh në dobi të Rusisë.
“E njoftuam ambasadorin e Rusisë se një nëpunës i Ambasadës është i padëshiruar si diplomat dhe se do të lutet ta braktisë Norvegjinë”, deklaroi Svendsen.
Shërbimi sekret i Norvegjisë (PST) të hënën kumtoi se para dy ditëve ka arrestuar norvegjezin e dyshuar se i ka dorëzuar informata të besueshme një personi të identifikuar si agjent i shërbimeve sekrete ruse.
Diplomati rus nga Sektori tregtar i Ambasadës do të duhet që deri në fund të javës të largohet nga Norvegjia.
Ndërsa norvegjezi i arrestuar ka punuar në Zyren për certifikata, e specializuar për kontroll të instalimeve industriale dhe të mjeteve komunikuese. Ai pranoi se ka dorëzuar informata në këmbim të “shumës së konsiderueshme të parave”, por se beson se informatat e tilla nuk i rrezikojnë interesat shtetërore.
PST në raportin e vet vjetor, të publikuar në shkurt, paralajmëroi për rreziqet nga spiunazhi në dobi të Rusisë, Kinës dhe Iranit në sfera të ndryshme.
