Alternativa për TV21 konfirmon takimin Zaev-Gashi, nuk zbulojnë se me çfarë kërkesash ulen në bisedime

TË FUNDIT

Nga Alternativa për TV21 e kanë konfirmuar takimin e nesërm të kryetarit të këtij subjekti politik, Afrim Gashi me kryeministrin Zoran Zaev. Nga kjo parti nuk japin detaje se me çfarë kërkesash do të ulet në bisedime Gashi me kryeministrin Zoran Zaev.

“Po, e vërtetë është se do të ketë takim, por takime të këtilla ka pasur edhe në të kaluarën, do të ketë edhe në të ardhmen. Ndërsa, për atë se çfarë do te flitet në takimin e nesërm, do të ju njoftojmë pas përfundimit te takimit”, tha zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani për TV21.

Ndryshe, ky takim vjen në kuadër të përpjekjeve për zgjerim të shumicës parlamentare. Alternativa ka 4 deputetë në Kuvend, të cilët nëse i bashkohen shumicës, shumica arrin në 64 deputetë, nëse këtu llogaritet edhe deputeti Kastriot Rexhepi, i cili javën që lamë pas, nuk votoi për rrëzimin e Qeverisë./TV21