Nga Alternativa kanë reaguar ndaj kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristija Mickoski, i cili së fundmi ka komentuar daljen e kësaj partie nga Qeveria. Nga Alternativa thonë se vendimi për dalje nga ekzekutivi nuk ka të bëjë me plotësimin e dëshirave të partive tjera politike.
“Apelojmë te z. Mickoski që mos ta keqpërdorë AlternAtivA-n në përplasjet e tij të përditshme politike me LSDM-në. As kur kemi hyrë para 12 muajve, as kur po dalin tani nga shumica aktuale, nuk e bëjmë këtë për t’ia bërë apo për t’ia prishur qejfin atij. AlternAtivA as nuk ka qenë, as nuk është dhe as nuk do të jetë shpëtimtar për krimin e dikujt. Ne jemi e vetmja parti e cila nga pozicioni i pjesëmarrësit në pushtet propozuam mekanizëm kushtetues për përballje me korrupsionin politik. Do të ishte mirë që VMRO DPMNE-ja ta tregojë qëndrimin e saj lidhur me propozimin e AlternAtivA-s”, thonë nga Alternativa.
