Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në intervistë për Syri TV, i pyetur nga moderatori për deklaratat e ashpra të liderit të LSDM-së ndaj partisë se tij, se BDI duhet të shkojë në opozitë, Ahmeti është përgjigjur: Zaev pasi pi 2-3 gota raki në mitingje flet gjithçka, pastaj pendohet për atë çka ka thënë dhe kërkon falje. Tjetër çka flet në mitingje, ndryshe flet me mua në takime!” – përcjell TV21.
