Sipas komunikatës së policisë së Santa Fe, gjatë regjistrimit të filmit “Rust”, ylli hollivudian, aktori Baldvin qëlloi me një armë që duhet të ishte replikë, duke vrarë në vend drejtoreshën e fotografisë Halina Haçins dhe plagosur regjisorin Joel Souza.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por sipas të dhënave, Baldvin u pa jashtë zyrës së sherifit lokal me lot në sy, deri më tani ai nuk ka folur me asnjë media.
“Zyra e sherifit konfirmon se dy persona u qëlluar me armë në shesh xhirimin e filmit “Rust”. 42-vjeçarja Halina Haçins dhe 48-vjeçari Joel Souza u qëlluan me armë nga producenti 68 vjeçar Alek Baldvin. Haçins u dërgua me helikopter në spital, por plaga e saj ishte fatale, kështu që ndërroi jetë”, shkruhet në komunikatën e policisë.
