Ahmeti thotë se statuti i BDI-së nuk njeh termin fraksion,  pohon se kryetari i tha të mos e ftoj në mbledhje “Grupin e Zjarrit”

TË FUNDIT

Deklarimi i formimit të fraksionit dhe organizmi i tubimeve paralele janë shkaqet kryesore të “vetëpërjashtimit” të “Grupit të zjarrit” nga BDI, tha sekretari i përgjithshëm i kësaj partie Faton Ahmeti. Ai në Click Plus shtoi se fraksioni nuk është formë që e njeh statuti i BDI-së.

Fraksioni nuk është formë që e njeh statuti i BDI-së. Statuti jonë nuk njeh këtë formë organizmi, por e sheh si një kundërshtim të platformës të programit të BDI-së dhe po t’i referohesh variantit që duhet të ndërmerret masa, në këtë rast është përjashtimi ku kryetari i partisë e ka të drejtën ekskluzive”, tha Faton Ahmeti.

Faton Ahmeti tha se vet kryetari i ka thënë që në mbledhjen e fundit të mos e ftojë Grupin e Zjarrit.

Në bazë të rregullores kryetari Ahmeti është ai i cili i fton mbledhjet ndërsa mua si sekretar i përgjithshëm më bie hisja e organizimit të mbledhjeve dhe nga kryetari më është thënë që këtë grup nuk duhet ta ftoj unë por kryetari për mbledhjen dhe do t’i njoftojë se nuk do të ftohen në këtë mbledhje”, deklaroi Ahmeti.

Edhe pse disa herë u pyet se a është Izet Mexhiti ende nënkryetar i partisë, Ahmeti nuk u përgjigj konkretisht.

-Janë larguar nga punimet e organit dhe janë shprehur në atë formë, se më nuk marrin pjesë në punimet këtij formati të kryesisë.

-Dhe juve prej sot nuk i llogaritni më,  do zgjidhni pasuesit e tyre, këtë e keni diskutu?

-Nuk e kemi diskutu. 

Ahmeti gjithashtu tha se mendimi ndryshe asnjëherë nuk është ndalur në BDI, por veprimi ndryshe është i ndaluar.

Se a është Izet Mexhiti ende nënkryetar i BDI-së dhe a janë “vetpërjashtuar” nga BDI, për këtë do të flet vet Izet Mexhiti në Click Plus me fillim në ora 21:30.