Ahmeti: Të ruajmë me përkushtim freskinë shpirtërore që na e solli muaji i bekuar i Ramazanit

TË FUNDIT

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nëpërmjet rrjeteve sociale ka uruar kremtimin e Fitër Bajramit. Ai apelon për praktikimin e veprave të mira, përforcimin e respektit dhe humanitetit ndërnjerëzor.

“Në këto çaste festive të Fitër Bajramit ju përcjell urimet më të sinqerta për paqe, mbarësi dhe begati në familjet tuaja. Le të ruajmë me përkushtim freskinë shpirtërore që na e solli muaji i bekuar i Ramazanit, frymëzimin për praktikimin e veprave të mira, përforcimin e respektit dhe humanitetit ndërnjerëzor.Ju qofshin të pranuara agjërimi dhe të gjitha lutjet e bëra! Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju!”- shkruan Ali Ahmeti në rrjetet sociale.