Ahmeti: Përgëzoj djemtë e reprezentacionit tonë të futbollit! Uroj që të kualifikohen

TË FUNDIT

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka pagëzuar futbollistët e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut pas fitores ndaj Italisë, përcjell TV21. Ahmeti u ka uruar futbollistëve kualifikim në botëror, dhe sukses në ndeshjen e ardhshme me Portugalinë.

“Përgëzoj djemtë e reprezentacionit tonë të futbollit për fitoren e madhe që arritën sot ndaj kampionit të Europës, Italisë, në gjysëmfinalen e balotazhit për kualifikim në Kampionatin Botëror. Rrugën e suksesit me guxim dhe punë si deri më tani uroj që ta vazhdojnë edhe në finalen e balotazhit duke e bërë realitet ëndrrën e kualifikimit në kompeticionin më prestigjioz të futbollit”, ka shkruar Ahmeti.