Po i uron mirëseardhje. Ministri i deritanishëm për marrëdhënie ndërmjet bashkësive Ivan Stoillkoviq ia lëroi kolltukun ministrit të ri nga radhët e VLEN Agon Ferati. I tha se ka qenë shkurt në këtë pozitë dhe e porositi t’i vazhdojë punët e tij.
Kjo që sheh këtu asgjë nuk ka patur.
Kohë e shkurt… gjithsesi ju do të vazhdoni disa punë që janë nisur e kanë ngelur.
Sasho Klekovski drejtor i deritanishëm në Fondin për sigurim shëndetësor vjen në krye të mantelbardhëve në vend të Azir Aliut. Ai lavdëroi punën e paraardhësit të tij dhe tha se do të ndërtoj mbi atë që është arritur tashmë, duke u përqendruar në të njëjtën kohë në sfidat që kërkojnë zgjidhje urgjente.
Jeton Shasivari mori detyrën e ministrit të Drejtësisë, i cili vjen në vend të Igor Fillkov. Shasivari theksoi se do të punojë me përkushtim, përgjegjësi dhe transparencë, duke u fokusuar në avancimin e sundimit të ligjit, forcimin e pavarësisë dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor, rikthimin e besimit të qytetarëve në drejtësi.
Sedat Sulejmani ishte zëvendësministër e tani u avancua në ministër duke dalë në krye të Kulturës, në vend të Zoran Lutkov.
Në facebook shkroi: “Na pret shumë punë për artin dhe kulturën, konsolidimin e institucioneve kulturore dhe përkrahjen e krijimtarisë, artistëve dhe krijuesve të rinj.”
Njëjtë edhe Gjoko Velkovski u avancua nga pozita e zv/ministrit në krye të dikasterit të politikës sociale, duke zëvendësuar Fatmir Limanin.
Gjatë pranimit të mandatit Vellkovski shprehi prioritetin që siç tha – “do të jetë përmirësimi i sistemit të mbrojtjes sociale, rritja e mbështetjes për familjet, zbatimi i masave të zhvillimit demografik dhe krijimi i politikave që do të ofrojnë kushte dhe perspektiva më të mira për të rinjtë.”
Në kabinetin qeverisës vjen edhe minstri i ri i buqësisë Borço Serafimovski dhe ministri pa resor Erxhan Demir.
Qeveria e përmbylli procesin e rikonstruimit qeveritar, duke plotësuar përbërjen e kabinetit me emërimin e ministrave të rinj në disa dikastere. Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, ndryshimet janë bërë për të rritur koordinimin ndërinstitucional, për të përshpejtuar reformat dhe për të përmbushur angazhimet në fushat e ekonomisë, sundimit të ligjit, investimeve dhe integrimit evropian. Nga ana tjetër, opozita kritikoi rikonstruimin, duke vlerësuar se ndryshimet janë politike dhe nuk adresojnë sfidat kryesore me të cilat përballen qytetarët.
