Butrint Imeri dhe aktorja turke sërish në qendër të vëmendjes, një detaj nga Prishtina zbulon më shumë seç pritej!

TË FUNDIT

Një video e publikuar në Instagram nga aktorja e njohur turke me origjinë shqiptare, Su Burcu Yazgi Coşkun, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, pasi në pamjet e publikuara nga Prishtina është vënë re një detaj që lidhet me këngëtarin shqiptar, Butrint Imeri.

Aktorja ka ndarë një moment nga brenda një veture, teksa shihet duke lëvizur në rrugët e kryeqytetit të Kosovës. Por, përtej pamjeve të zakonshme, vëmendjen e ndjekësve e ka tërhequr dora e një personi që shfaqet në video.

Sipas detajeve të vërejtura, tatuazhi në dorën e tij ngjan me atë të këngëtarit Butrint Imeri, duke nxitur dyshimet se personi në fjalë mund të jetë pikërisht ai.

Kureshtjen e shton edhe fakti se Su Burcu dhe Butrinti kanë disa ditë që kanë filluar të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Kujtojmë se emrat e dyshes janë përfolur edhe më herët për një romancë të mundshme, por deri më tani as aktorja dhe as këngëtari nuk kanë bërë ndonjë reagim apo konfirmim publik lidhur me këto aludime.