Ahmeti: Pas shumë përpjekjesh e mund në fund ia dolëm ta çojmë vendin drejt ëndrrës evropiane, drejt së ardhmes së sigurtë

TË FUNDIT

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar ditën e
Evropës nëpërmjet të postimit të një video të përgatitur pikërisht për 9 Majin.

“Erdhi dita miq, ta gëzojmë. Pas shumë përpjekjesh e mund, ia dolëm më në fund ta çojmë vendin drejt ëndrrës evropiane, drejt së ardhmes së sigurt. Sot jemi të barabartë, anëtar të NATO-s dhe me perspektivë të garantuar evropiane. Miq, kjo është e ardhmja e sigurt për të cilën punuam aq shumë. Ia dolëm, bashkë! Gëzuar ditëlindjen Evropë!”, shkroi Ahmeti.