Ahmeti me porosi nga Gostivari: Mickoski s’ka mandat për të përcaktuar se kush do t’i qeverisë shqiptarët

TË FUNDIT

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se BDI nuk e mohon se VMRO-DPMNE ka mandat për formimin e ekzekutivit, por thekson se e njëjta parti nuk ka mandat për të përcaktuar se kush do t’i qeverisë shqiptarët.

“Duhet t’u thuhet ndal ambicieve të sëmura të partisë politike, e cila ne nuk e mohojmë që ka mandatin për të drejtuar me ekzekutivin, por ama nuk ka mandat për të bërë përzgjedhje dhe për të poshtëruar shqiptarët në RMV, kanë aq gjak shqiptarët në RMV, sa t’i dalin zot vetvetes”, tha Ali Ahmeti.

Ahmeti shtoi se po e lënë qeverinë me kryeministër dhe 14 ministra shqiptar.

“E nisëm këtë rrugëtim nga 0, ndërsa sot po e përfundojmë me kryeministrin e parë shqiptar dhe me 14 ministra shqiptar nga gjithsej 16 ministri me resor në qeverinë e vendit”, deklaroi Ahmeti.

Ahmeti këto komenti i bëri në shënimin e 22-vjetorit të themelimit të BDI-së, ku gjithashtu theksoi se  për 22 vite, BDI-ja ka regjistruar fitore të njëpasnjëshme në zgjedhje.