AHMETI: FITORJA MË E MADHE, KONCEPTI I RI, “MUHAMEDI”, DESHI TË BËHET DEPUTET I BDI-SË

TË FUNDIT

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, në Click Plus tha se me vendosjen e konceptit të ri në këtë shtet do të ketë shumë avancime në të gjitha institucionet.

“Mbi të gjitha fitorja më e madhe është koncepti, koncepti i ri që vendoset në këtë vend, sigurisht që do të ketë avancime në respektim të përfaqësimit të drejtë në institucionin president i shtetit si në diplomaci si në ushtri do të ketë një komunikim më të mirë sepse ka edhe përgjegjësin më të lartë dhe është për herë të parë në këtë vend që mbështet një kandidaturë e përbashkët dmth nga forcat politike maqedone, shqiptare dhe të tjerat”, deklaroi Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Kreu i integristëve komentoi edhe deklaratën e nënkryetarit të LSDM-së, Muhamed Zekiri “sa më larg BDI-së aq më mirë”, por i pari i BDI-së, zbuloi një gjë të pa njohur në publik deri më tani.

“Muhamedi ka ardhur tek unë për tu bërë deputet i Bashkimit Demokratik për Integrim, para 7-8 viteve ka qenë në zyrat e mia ku kërkonte të bëhet deputet i Bashkimit Demokratik për Integrim”, u shpreh Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

I pyetur për këtë rast nga TV21, nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri, konfirmoj statusin e tij në Facebook i cili shkruan “Gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi”.

Në Click Plus i pyetur se përse nuk del në debat me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ahmeti me humor theksoi se në debat do të dalë me më të fortin, duke aluduar në kreun e Besës Bilall Kasamin.

Përgatiti: Armend Abazi