Naser Selamani: Bisedohet se partia Alternativa së shpejti t’i bashkohet Qeverisë? Cili është qëndrimi juaj nëse kryeministri arrin një marrëveshje që kjo parti të përfshihet në Qeveri?
Arjanit Hoxha: Më korrekte është përgjigje të jap Alternativa për këtë çështje pasi që Alternativa tashmë, nëse ne nuk e kemi pranuar si subjek kur u nda nga Lëvizja Besa sot ne nuk mund të themi se nuk ekziston pasi që ajo është e legjitimuar në Kuvend me deputetë. Dhe ajo përfaqëson një subjekt politik. Për derisa nuk prononcohen të Alternativës do ta ruaj edhe unë atë pjesë të diskrecionit që të mos prononcohemi se çka do të ndodhte. Ne jemi dakorduar për pozicionet që i takojnë Lëvizjes Besa dhe për hisen e pushtetit që ka Lëvizja Besa. Për derisa ne jemi të qetë në këtë drejtim askush nuk e cënon pjesën tonë të pushtetit.
