25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, Hoxha: Paqja dhe barazia janë themeli i shtetit

TË FUNDIT

Në 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, e cilëson marrëveshjen si një nga arritjet më të rëndësishme politike dhe diplomatike të rajonit, përcjell TV21. Hoxha thotë se Ohri i dha Maqedonisë së Veriut mundësinë të ndërtonte një shtet më demokratik, gjithëpërfshirës dhe multietnik, duke vendosur dialogun dhe kompromisin në vend të konfliktit.

Sipas tij, marrëveshja nuk duhet parë si një dokument i së kaluarës, por si një kontratë politike që kërkon zbatim dhe mbrojtje të vazhdueshme. Hoxha thekson se barazia, përfaqësimi i drejtë, respektimi i gjuhës dhe të drejtave të komuniteteve janë thelbësore për paqen dhe stabilitetin. Ai vlerëson se NATO, bashkëpunimi rajonal dhe rruga evropiane e vendit përfaqësojnë vazhdimin e frymës së Ohrit.

Në fund, Hoxha thekson se Shqipëria e sheh stabilitetin e Maqedonisë së Veriut si pjesë të drejtpërdrejtë të sigurisë dhe së ardhmes së Ballkanit Perëndimor.