A do të ndërtohet deponia rajonale në Novac? Kryetarët e komunave të tjera me shpresa, Novaci me kushte

TË FUNDIT

Ka një javë sërish po digjet deponia Bukovo e Ohrit. Kjo ndodh çdo verë. Zjarri është shuar por tymi po del ende dhe kundërmimi ndjehet kudo në Ohër. Të gjithë kryetarët e komunave të rajonit perëndimor, dhe kryetari i Komunës së Ohrit Krill Pecakov, si zgjidhje të vetme për këtë problem e shohin deponinë regjionale në Komunën e Novacit, ashtu siç është paraparë. Por komuna e Novacit së fundmi po kërkon ndërtim të unazë të re që kamionët me mbeturina nga qytet tjera të mos kalojnë në vendbanimet e Novacit.

 “Definitivisht zgjidhja është deponia regjionale dhe sa më shpjet të fillohet përgatitja e dokumenteve edhe për formimin e një Ndërmarrje regjionale, por edhe për hedhjen e asaj që duhet të paraqes deponia Bukovës sepse edhe në rekomandime të dislokohet. Komuna e Novacit e cila do të jetë si lokacion për deponinë e re kërkon sigurimin e mjeteve për ndërtimin e një unaze rreth komunës për kamionët që do të lëvizin deri në deponinë rajonale.”- deklaroi Kirill Pecakov, Kryetar i Komunës së Ohrit.

 

 

U tha se në vitin 2024 kjo deponi duhet të jetë gati, megjithatë ende nuk ka një plan as projekt për rrugën alternative që po e kërkon Komuna e Novacit. As vetë kryetarët e Komunave nuk dinë të thonë se kur do të përfundojë ky projekt i premtuar prej disa vitesh.

 

 

“Unë nuk mund të them, nëse realisht do të ndërtohet deri në vitin 2024 sepse siç tha edhe zv/ministrja edhe kolegu Pecakov kushti themelor që ka vënë komuna e Novacit që ndërtohet unazë nga e cila do të arrihet deri tek deponia rajonale. Vetë kushtet që i kanë vënë ata me afate kohore janë që deri në vitin 2024 të jetë realizuar, por unë nuk mund të them se ajo do të përfundoj.”- tha Zoran Nogaçeski, Kryetar i Komunës së Debrcës.

 

 

Edhe zv/ministrja e mjedisit thotë se është e nevojshme një deponi rajonale në këtë pjesë të vendit, por as ajo nuk e ka idenë se kur do të jetë gati një projekt i tillë, sidomos tani që komuna e Novacit ka vënë edhe kushte tjera për ndërtimin e deponisë atje.

 

 

“Kanë filluar të gjitha procedurat dhe janë në vijim e sipër, unë vërtetë nuk mund t’ju them në vitin 2024 se çfarë do të ndodhë, por shpresoj se nëse zhvillohen punët kështu si janë duke ecur, do të mund të shohim edhe rezultate në teren.

Por për rrugën ende nuk ka projekt të përpunuar?

Është e patjetërsueshme të kalojnë të gjitha procedurat që të fillojnë aktivitet në teren dhe pasi të përpunohet i gjithë dokumentacioni atëherë do të ketë aktivitete”- tha Hrisitna Oxhaklieska, zv/ministre e Mjedisit Jetësor.

 

 

Deponinë ranojale në Novaci e cila është premtuar prej vitesh e presin edhe Komunat tjera si Struga, Kërçova e Manastiri. Të gjitha komunat e këtij rajoni përballen me deponi të egra dhe me kritika të shumta për mos menaxhimin e mbeturinave.