Turqia mori pozitë të ndërmjetësuesit mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe si duket kjo ia vlen.
Të enjten pasdite presidenti Vlladimir Putin i ka telefonuar presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe i ka treguar se cilat janë kërkesat konkrete të Rusisë për marrëveshje paqësore me Ukrainën, transmeton TV21.
BBC i publikoi kërkesat kryesore të Putinit që ai ia ka thënë Erdoganit. Për të gjitha këto, në intervistën e BBC flet Ibrahim Kalin, këshilltari kryesor dhe zëdhënës i Erdoganit. Kërkesat ruse ndahen në dy kategori.
Katër kërkesat e para sipas Kalinit nuk janë shumë të vështira që Ukraina t’i plotësojë. Kërkesa kryesore mes tyre është pranimi se Ukraina duhet të jetë neutrale dhe se nuk duhet të aplikojë për aderim në NATO. Presidenti ukrainas Vollodomir Zelenski tashmë e pranoi këtë gjë.
Ukraina do të duhet të kalojë përmes procesit të demilitarizimit që të bindet se nuk paraqet kërcënim për Rusinë. Do të duhet të mbrohet gjuha ruse në Ukrainë dhe ka diçka që quhet shkombëtarizim.
Sipas Zelenskit ky është ofendim i madh, ai vetë është hebre, familjarë të të cilit kanë qenë viktima në Holokaustin. Pala turke beson se këtë Zelenski do ta pranojë me lehtësi. Ndoshta do të mjaftojë që Ukraina t’i dënojë të gjitha format e neonacizmit dhe të premtojë se të njëjtat do të ndalen.
Kategoria e dytë është diçka që mund të jetë problem i madh, ndërsa gjatë bisedës telefonike me Erdoganin, Putin ka thënë se do të duhet të bisedojnë sy me sy ai dhe presidenti Zelenski para se të arrihet marrëveshje për këto dy pika. Zelenski tashmë deklaroi se është i gatshëm që të takohet me presidentin rus dhe të negociojë me të sy me sy.
Kalin nuk ka folur për detajet. Supozimi është se Rusia do të kërkojë që qeveria ukrainase të heqë dorë nga territori i Ukrainës lindore, gjë që mund të jetë shumë e kontestueshme. Supozimi tjetër është se Rusia do të kërkojë që Ukraina të pranojë se Kremlini të cilin Rusia në mënyrë jo ligjore e anektoi në 2014, tani me të vërtet i takon Rusisë.
Ukraina pësoi tmerr gjatë disa javëve të fundit ndërsa ripërtërimi i qyteteve të bombarduara do të zgjasë një kohë të gjatë. Njëjtë do të jetë edhe me kthimin e refugjatëve të cilët e braktisën vendin e tyre./TV21
