A do të ketë orë policore për Bajram? Osmani: Numri i të infektuarve nuk është për tu nënvlerësuar!

Must Read

BDI i fton partitë shqiptare që t’i bashkëngjiten iniciativës për Kryeministrin shqiptar

Bashkimi Demokratik për Integrim edhe sot ka vazhduar fushatën e nisur ditë më parë për zgjedhjen e...

Reagim i TV21: “Po bëhet presion ndaj punës së redaksisë së televizionit?”

https://youtu.be/KKte24wRBOo Për arsye ende të paqarta, të paktën deri më tani, Televizioni...

Dy viktima nga Kovid 19, njëri 73, tjetri 64 vjeçar

https://www.youtube.com/watch?v=_9u2Y8-LEsA&feature=youtu.be 125 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid 19 në 24 orët...
- Advertisement -

Shtatë ditë kanë mbetur deri në festën e Fitër Bajramit. Derisa numri i të infektuarve me Covid-19 herë bie e herë rritet, Komisioni për sëmundje infektive do të diskutojë se a do të duhet që gjatë festës së Bajramit të shpallet orë policore për 24 orë.

Kryeministri teknik Oliver Spasovski tha se për këtë gjë do të bisedohet nesër në shtabin e krizës.

“Unë pres që nesër të bisedojmë me shtabin e krizës se si do të vazhdojnë masat restriktive. Gjithashtu masat restriktive të ardhshme do të varet nga përhapja e virusit. Për atë do të shohim komisionin për sëmundje infektive se çfarë është mendimi i tyre për lehtësim të masave dhe sipas  asaj do ti marrim edhe vendimet, pa marr parasysh se për cilën dit bëhet fjalë”,  deklaroi Oliver Spasovski – kryeministër.

 Sot kishim 30 raste të reja të infektuara me Covid-19, andaj zëvendëskryeministri Bujar Osmani thotë se ky numër nuk është për tu nënvlerësuar.

“Natyrisht se vendimet propozimet i jep komisioni për sëmundje ngjitëse në bazë të numrave numrat e sotshëm tregojnë se edhe aq në ulje sa kemi menduar 30 raste nuk janë edhe për tu nënvlerësuar. Mirëpo do të presim që këtë debat fillimisht ta bëjë komisioni për sëmundje ngjitëse pastaj të vjen tek ne në Qeveri që ti japim një nuancë politiko institucionale atij propozimi mjekësorë”, deklaroi Bujar Osmani, zv-kryeministër.

 Paraprakisht në vend kishim edhe festën e Pashkëve, dhe për qëllim që të mos mblidhen qytetarët, ishte shpallur orë policore nga e enjtja deri të hënën.

Siç dihet për festën e Bajramit myslimanët vizitojnë familjarët e tyre, por nëse do të shpallet orë policore prej 24 orëve një gjë e tillë nuk do të jetë e mundur.

  • Tags
  • 2
- Advertisement -

Latest News

Reagim i TV21: “Po bëhet presion ndaj punës së redaksisë së televizionit?”

https://youtu.be/KKte24wRBOo Për arsye ende të paqarta, të paktën deri më tani, Televizioni 21 u bë shënjestër e...

Dy viktima nga Kovid 19, njëri 73, tjetri 64 vjeçar

https://www.youtube.com/watch?v=_9u2Y8-LEsA&feature=youtu.be 125 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid 19 në 24 orët e fundit, ndërsa vetëm 8...

Përse u rrit numri rasteve me Kovid 19? Flasin drejtori Memeti dhe mikrobioologu Panovski

https://www.youtube.com/watch?v=A4a4r7RGM5s&feature=youtu.be Rritja e numrit të rasteve pozitive me Kovid-19 është për shkak mosmenaxhimit të mirë të institucioneve...

Debati për zgjedhje parlamentare në kohë të vështirë pandemie!

https://www.youtube.com/watch?v=sI0lua3QUmA&feature=youtu.be Partitë politike për interesat e tyre hapën temën e zgjedhjeve në kohë pandemie dhe në këtë...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -