Kryetari i opozitares VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski tha se po përgaditet një skenar nga që kryetari i shtetit të zgjidhet në kuvend.
“Edhe pse muajt e kaluar në heshtje bisedohej, në ditët e fundit më me zë po bisedohet nga ana e eksponentëve e Qeverisë, që në vend të zgjedhin qytetarët kryetarin e shtetit të zgjidhet nga Kuvendi i Maqednisë. Duhet të jemi të qartë ky skenar suspendon vullnetin e qytetarëve”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Në pyetjen se a mund të zgjidhet kryetari i shtetit nga Kuvendi, nëse nuk do të arrihet pragu zgjedhor ku parasheh daljen e më shumë se 40% të votuesve të regjistruar, u përgjigj kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.
“Mund të zgjidhet edhe nga Parlamentit”.
Fatmir Aliu: E arsyeshme të mendohet nuk e dyshoj por a ka plan, a ka agjendë a ka synim?
“Për ne do të ishte e pranueshme si koncept që kryetari i shtetit të zgjidhet në parlament për shumë arsye shpenzimet e mëdha pse të mos i kursejm ato shpenzime të bëjmë një projekt”, theksoi Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Por kryeministri i vendit është i bindiur se do të kalohet pragu zgjedhor ndërsa shtoi se nëse nuk arrihet censusi mund të ketë krizë të re politike.
“Njëra mundësi është të hiqet censusi, kurse tjetra është presidenti të zgjedhet në Kuvend. Këto janë. Çka të mendoj unë? Mendoj si të arrihet census dhe do të arrihet. Jam i bindur në këtë. Pse? Sepse kam besim tek qytetarët, nuk do të lënë që shteti të vazhdojë ashtu, sepse kjo do të thotë se do të ketë krizë të re politike”, u shpreh Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Në qoftë se nuk arrihet censusi i nevojshëm për zgjedhjen e Presidentit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale ka dy opsione – shefi i shtetit të zgjedhet nga qytetarët pa shumicën e nevojshme në rrethin e dytë apo të zgjedhet në Kuvend. Këtë, dje e deklaroi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, e pyetur nëse mendon për ndryshim të Kushtetutës në pjesën e zgjedhjes së Presidentit, në qoftë se nuk arrihet dalja e nevojshme në zgjedhjet që duhet të mbahen më 21 prill dhe 5 maj.
Përgatiti: Afrim Jonuzi
