Mocioni i opozitës nuk hyri në rend të ditës

TË FUNDIT

Ndërkohë mocioni i opozitës lidhur me krimet e Serbisë në Kosovë nuk mori votat për t’u futur si pikë e parë e rendit të ditës.

Të shtojmë se subjektet politike edhe një herë po kërkojnë që mocioni për gjenocidin serb në Kosovë, të hyjë si pikë e parë e rendit të ditës në seancë dhe të nxjerrët një rezolutë që dënon këto krime.Glauk Konjufca i Vetëvendosjes ka thënë se opozita e ka dorëzuar një rezolutë e cila është mohuar në kryesinë e Kuvnedit.
Ai i tha Veselit se ka për detyrë të hedhë në votim rezolutën dhe mos të thotë se është vetëm një pikë e rendit të ditës.
“Arsyeja pse duhet të jetë urgjente që të trajtohet kjo rezolutë, është për shkak të gjenocidit serb në Kosovë”, ka thënë ai.
>Kurse, Donika Kada-Bujupi ka thënë se nuk mund të flitet për paqe e drejtësi ku 15 vite pas luftës po mungon guximi politik për të dënuar serbët që vranë, masakruan, dhunuan, dëbuan dhe shkatërruan Kosovën.
Kurse, Adem Grabofci i PDK-së, ka kërkuar të respektohen rregullat dhe se kjo është një kopje e rezolutës së inicjuar nga PDK-ja.