Gjykata e Lartë vendos “detyrim paraqitje” për Tom Doshin

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë pranoi sot kërkesën e avokatëve të deputetit Tom Doshi për të ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest me burg” në“Detyrim paraqitje”.

Gjykatae Lartë, ka pranuar argumentet e avokatëve të Doshit, të cilët në dosjen e tyre theksonin se deri në momentin marrjes së një vendimin nuk mund të mbahej Doshi larg detyrave të tij publike.

Tashmë, Doshi do të paraqitet çdo të hënë në orën 10:00 pranë policisë gjyqësore.

Ndonëse me këtë masë sigurie, ai mund të paraqitet në Kuvend, Doshi është shprehur se do të presë fillimisht të njihet me akuzat e reja që prokuroria ka ngritur ndaj tij dhe kjo pritet të ndodh të enjten, rreth orës 10:00.

Doshi u akuzua për “Kallëzim të rremë, me qëllim përhapjen e panikut”, por mesa duket organi akuzës ka gjetur disa elemente të reja, që kanë çuar këtë institucion në përpilimin e akuzave të reja. /ATSH/