Teatri Shqiptar-Shkup ka shënuar një tjetër sukses në skenën teatrore. Me shfaqjen “Zotëriu i Parë”, teatri mori vlerësimin e publikut dhe jurisë në Festivalin “Ditët e Komedisë” në Kumanovë, përcjell TV21. Në kuadër të festivalit, aktori Visar Etemi u shpall “Aktori më i Mirë”, duke i sjellë Teatrit Shqiptar një tjetër vlerësim për punën artistike.
Nga teatri e kanë cilësuar këtë çmim si një tjetër moment krenarie dhe dëshmi të suksesit të trupës së tyre artistike. Pas 28 vitesh ekzistencë të festivalit, Etemi është aktori i parë shqiptar që ka marrë çmimin “Aktori më i Mirë” në këtë festival.
