Ka përfunduar zyrtarisht prodhimi i Audi R8. Vendimi nuk është ndonjë befasi pas është paralajmëruar muaj më parë që kompania po mendon t’i jap fund prodhimit të këtij modeli.
Sipas “Top Gear”, vetura e fundit e këtij modeli është prodhuar fabrikën “Bollinger Höfe” në Gjermani, është një R8 V10 Performance Quattro Edition.
R8-a u prezantua për herë të parë në vitin 2003 ndërsa prodhimi i fundit pritet të vendoset në një muze për shkak të jetëgjatësisë dhe popullaritetit që pati.
