Këshilltari shtetëror në Sekretariatin për Çështje Europiane, Dragan Tilev thotë se në rast se vendi nuk i miraton ndryshimet kushtetuese, atëherë Maqedonia e Veriut do të “ngrijë” në bisedimet për anëtarësim në BE, ndërsa Shqipëria do të vazhdojë tutje e vetme në rrugëtimin europian.
“Nëse ne nuk e plotësojmë…me të vërtet askush deri tani nuk e ka pasur këtë kusht, atë kusht politik shtesë, mund të mos jemi të kënaqur, nuk jemi të lumtur rreth kësaj, por ka ndodhur dhe kjo është realiteti, unë si zyrtar shtetëror duhet ta shoh në këtë aspekt, atëherë ne do të “ngrijmë” në negociata, jo në procesin, në reformat, por në negociata. Do të duhet të presim situatë kur do të gjendet zgjidhje për pengesën e tillë, ndërsa Shqipëria do të vazhdojë tutje edhe pse edhe ata kanë probleme të caktuara, kanë për momentin një lloj bllokade nga Greqia, nëse atë problem e tejkalojnë, ata tutje do të vazhdojnë bisedimet sipas trajektores që është paraparë në korrnizën e tyre të negociatave”, tha Tilev.
