Tronditet Rotterdami, të shtëna masive në një banesë dhe një spital

TË FUNDIT

Qyteti i Rotterdamit është ngritur në alarm pasditen e së enjtes pasi një person i armatosur ka qëlluar me armë në dy zona të ndryshme, brenda një distance kohore të shkurtër, duke lënë pas disa të vrarë.

Autori fillimisht ka shkuar në një banesë ku qëlloi dy persona, për t’i vënë më pas zjarrin. Më pas, ai u drejtua për në qendrën shëndetësore “Erasmus Medical Center” ku nisi të qëndronte të pranishmit.

Deri në këto momente është ende i paqartë bilanci i të shtënave, teksa autori, një 32 vjeçar është arrestuar.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, teksa qytetarëve iu kërkohet të qëndrojnë në banesa, pasi situata është ende e paqartë, teksa dyshohet se autori mund të ketë dhe bashkëpunëtorë.