Borrell: Kurti dhe Vuçiq do të takohen më 27 shkurt në Bruksel

TË FUNDIT

Kryediplomati evropian, Josep Borell, është deklaruar pas bisedimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Borell tha se bashkë me Kurtin kanë folur për propozimin evropian.

Ai madje tregoi se Kurti dhe Vuçiq do të takohen më 27 shkurt.

“Unë u takova me Kurtin në Konferencën e Sigurisë në Mynih për të diskutuar nevojën për të avancuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili është kyç në rrugën e Kosovës drejt BE-së. Do të takohemi në Bruksel për një dialog të nivelit të lartë në 27 shkurt, ka shkruar Borrell në Twitter.