Zelensky: Ushtria ruse kreu krime lufte në Kherson

TË FUNDIT

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se hetuesit kanë zbuluar më shumë se 400 krime lufte në zonat e Khersonit, i cili u çlirua nga forcat ruse.

Zelensky tha se janë gjetur trupa të civilëve dhe ushtarakëve të vdekur.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë akuzat. Moska mohon se trupat e saj synojnë qëllimisht civilë.

Ndërkohë autoritetet ukrainase vendosën një shtetrrethim gjatë natës dhe kufizuan udhëtimet brenda dhe jashtë Kherson.

“Në rajonin e Khersonit, ushtria ruse la pas të njëjtat mizori si në rajonet e tjera të vendit tonë, ku mundi të hynte”, tha Zelensky në fjalimin e tij.