Dhjetëra aeroplanë të vendeve anëtare të NATO-s marrin pjesë në stërvitjen vjetore për përgjigje bërthamore „Steadfast Noon“ në Evropën Veriperëndimore.
Në stërvitjen e NATO-s janë përfshirë 14 vende dhe mbi 60 aeroplanë të llojeve të ndryshme, kumtoi Komanda e Aviacionit të NATO-s.

Stërvitja, që do të zgjasë deri më 30 tetor, filloi më 17 tetor dhe në të marrin pjesë edhe tankerë dhe aeroplanë ushtarakë të gjeneratës së katërt dhe të pestë.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg më 13 tetor deklaroi se stërvitja rutinore që ishte planifikuar për një kohë të gjatë siguron që kapacitetet bërthamore të Aleancës të ngelen të sigurta dhe efikase.

“Përgjigjja është mënyrë për t’u parandaluar çfarëdo sulmi ndaj aleatëve të NATO-s dhe të ruhet paqja”, shtoi Stoltenberg.
