Furnizimi me armatim nga Perëndimi jep rezultat! Ukraina fundos dy anije ruse me raketa “Harpon”

TË FUNDIT

Furnizimi me armatim modern nga Perëndimi, ka sjellë dhe fitoret e para për ushtrinë ukrainase, në përpalljen e saj disamujore me Rusinë, transmeton CNNA2.

Forcat e Armatosura të Ukrainës bëjnë me dije se kanë fundosur dy anije të tjera luftarake të Rusisë në Detin e Zi, që qëndronin të fshehura në grykëderdhjen e Dnieper.

Anije ishin në gatishmëri për të kryer operacione sabotazhi dhe zbulimi, por që tashmë u goditën nga raketat “Harpoon”, me të cilat Ukraina u furnizua së fundmi nga Danimarka.