Në Slloveni ka 3 mijë refugjatë, më shumë janë gra dhe fëmijë

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Brendshme të Sllovenisë, Alesh Hojs gjatë vizitës në Shkup, i pyetur nga gazetarët ka njoftuar se në Slloveni për momentin gjenden 3 mijë refugjatë nga Ukraina, transmeton TV21.

Ka bërë të ditur se deri më tani 10 ukrainas kanë qenë të strehuar përkohësisht, pasi të njëjtit më pas kanë lëshuar vendin për t’u strehuar te familjarët e tyre në shtete të tjera të Evropës.

“Në Slloveni ka diçka më pak se 3 mijë refugjatë. Gjatë periudhës paraprake përkohësisht janë strehuar më shumë se 10 mijë ukrainas. Kjo shkon me faza, pasi të njëjtit vazhdojnë më tej, për në Itali, Spanjë, Francë. Më shumë kanë qenë fëmijë dhe gra dhe të njëjtit kanë shkuar të strehohen te të afërmit e tyre që i kanë në Evropë”, tha Hojs.