Bastisje në Manastir, konfiskohen mijëra mjete piroteknike

TË FUNDIT

Ministira e Punëve të Brendshme njofton se sot me urdhër paraprak të gjykatës kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe ambientet tjera nën pronësi të 58-vjeçarit Z.T. nga Manastiri, përcjell TV21. Nga MPB thonë se personi në fjalë dyshohet se ka shkelur nenin 396 nga Kodi Penal.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 4274 copë mjete piroteknike dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, shtojnë nga MPB.