Është e rëndësishme për BE-në që të arrijë liberalizimin e vizave për Kosovë, tha Palmer për TV21

TË FUNDIT

Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special i SHBA për Ballkanin Metju Palmer në një intervistë për TV21 tha se përveç detyrimit të BE-së për të filluar negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, arritja e liberalizimit të vizave për Kosovën është po aq e rëndësishme.

“Është e rëndësishme për BE-në që të arrijë liberalizimin e vizave për Kosovën. BE e premtoi atë dhe Kosova e meritoi atë. BE duhet të rimarrë kredibilitetin që do t’i mundësojë asaj të jetë efektive në rajon” tha Palmer.

LEXO:

Palmer për TV21: BE-ja e mbështet dialogun Prishtinë – Beograd

Palmer për TV21: Në Marrëveshjen e Uashingtonit ka elemente që e mbështesin fuqishëm punën e Lajçakut

Palmer për TV21: BE-ja të përmbushë detyrimet e saj dhe të hapë rrugën për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Palmer për TV21: Maqedonia e Veriut bëri gjithçka çfarë kërkoi BE-ja

Palmer për TV21: Marrëveshja e Prespës është shembull për rajonin

Palmer për TV21: Për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, do të ishte ideale të respektohet qëndrimi i SHBA-ve