Palmer për TV21: Për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, do të ishte ideale të respektohet qëndrimi i SHBA-ve

TË FUNDIT

I pyetur nga moderatori në lidhje me Marrëveshjen e Prespës dhe nëse një udhëheqje e tillë pritet nga Serbia dhe Kosova, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special i SHBA për Ballkanin Metju Palmer tha se çështja është se të dyja palët duhet të bëjnë dhe kjo nuk është e lehtë.

“Patjetër të bëjnë kompromis”, tha Palmer.

Tutje, Palmer shtoi se për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të ishte ideale të respektohet qëndrimi i SHBA-ve.

“Njohje e ndërsjellë. Vizioni ynë për të ardhmen është që Serbia të jetë anëtare e BE-së, Kosova të jetë anëtare e BE-së. Si mundet të kemi dy anëtare në BE që nuk e njohin njëra tjetrën? Ne jemi duke punuar drejt këtij qëllimi. Fokusi i dialogut është normalizimi i plotë i marrëdhënies së tyre”, shtoi Palmer.

LEXO:

Palmer për TV21: BE-ja e mbështet dialogun Prishtinë – Beograd

Palmer për TV21: Në Marrëveshjen e Uashingtonit ka elemente që e mbështesin fuqishëm punën e Lajçakut

Palmer për TV21: BE-ja të përmbushë detyrimet e saj dhe të hapë rrugën për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Palmer për TV21: Maqedonia e Veriut bëri gjithçka çfarë kërkoi BE-ja

Palmer për TV21: Marrëveshja e Prespës është shembull për rajonin