Zëvendës ndihmës i Sekretarit të Shtetit dhe Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Ballkanin Metju Palmer në një intervistë ekskluzive për TV21, komentoi edhe mos marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në. Ai tha se Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka çfarë ka kërkuar BE-ja dhe se e meritojmë datën për fillimin e negociatave.
“Maqedonia e Veriut bëri gjithçka çfarë kërkoi Bashkimi Evropian. Meritonte fillimin e negociatave me BE-në. Meritoi konferencën e parë ndërqeveritare. BE-ja duhet të gjejë mënyrë për ta bërë të mundur këtë, për të hapur rrugën dhe për të filluar konferenca ndërqeveritare. Ne presim që BE-ja këtë ta marrë seriozisht dhe të veprojë në përputhje me rrethanat”, u shpreh për TV21, Metju Palmer.
Intervistën e plotë më Metju Palmer do të mund ta ndiqni sot në ora 17:30 në TV21.
LEXO:
Palmer për TV21: BE-ja e mbështet dialogun Prishtinë – Beograd
Palmer për TV21: Në Marrëveshjen e Uashingtonit ka elemente që e mbështesin fuqishëm punën e Lajçakut
