Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Metju Palmer, në një intervistë ekskluzive për TV21, theksoi se Bashkimi Evropian e mbështet dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Palmer shpreson që Prishtina dhe Beogradi të bien dakord dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët.
I pyetur nga TV21 nëse ishin propozuar pika të përbashkëta në Marrëveshjen e Uashingtonit, Palmer u shpreh se Marrëveshja përmbante elemente të dobishme për të normalizuar marrëdhëniet ekonomike mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Marrëveshja e Uashingtonit ofron elemente të dobishme për t’u normalizuar marrëdhëniet ekonomike midis Prishtinës dhe Beogradit, por po bëhen përpjekje për normalizim më të gjerë përmes procesit të dialogut”, tha Palmer për TV21.
Intervistën e plotë më Metju Palmer do të mund ta ndiqni sot në ora 17:30 në TV21.
